2008-01-28 17:51:51

Zi në botën e krishterë për vdekjen e Kryepeshkopit të Athinës e të gjithë Greqisë, Kristodulos, protagonist i dialogut ekumenik.


(28.01.2008 RV)Bota e krishterë mban zi për vdekjen e Kryepeshkopit të Athinës dhe të gjithë Greqisë, Kristodulos, që ndërroi jetë sot në mëngjes, në shtëpinë e tij. Protagonist i dialogut ekumenik, një vit më parë ishte për vizitë në Vatikan, për takimin historik me Benediktin XVI, pasi në maj të vitit 2001 u takua me Gjon Palin II, Papa i parë që shkelte në trojet helenike, pas ndarjes së vitit 1054.
Salikimet e Kryepeshkopit të ndjerë do të kremtohen të enjten e ardhshme, më 31 janar, në katedralen e Athinës, ku është vendosur trupi i Tij, për t’u krijuar mundësinë besimtarëve t’i japin lamtumirën e fundit. Fortlumturia e tij Kristodulos vdiq në moshën 69 vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë e të pashërueshme. E qan mbarë kombi grek, që është pothuajse i tëri i krishterë ortodoks.







All the contents on this site are copyrighted ©.