2008-01-28 17:51:41

Tek Papa, në vizitë ‘ad Limina’, ipeshkvijtë greko-katolikë të Ukrainës.


(28.01.2008 RV)Pasi priti, katër muaj më parë, për vizitë “ad Limina’, ipeshkvijtë e pjesës ukraino-katolike të ritit latin, që sot e deri më 2 shkurt, Benedikti XVI do të presë në audiencë ipeshkvijtë e Kishës greko-katolike të Ukrainës. Grupi i parë, i kryesuar nga kardinali Lubomir Husar, kryeipeshkëv i Kviv- Haliç, u takua sot paradite me Atin e Shenjtë.Kujtojmë se Ukraina, vend me shumicë ortodokse, ka edhe pesë milion besimtarë të ritit bizantin, të cilët përfaqësojnë Kishën katolike lindore numerikisht më të madhe.







All the contents on this site are copyrighted ©.