2008-01-28 17:55:40

Ipeshkvijtë filipinas kundër trafikut të organeve


(28.01.2008 RV)Ipeshkvijtë e Filipineve i kërkojnë qeverisë “rregulla më të rrepta” përsa i përket dhurimit të organeve. Ata dënojnë me forcë çdo lloj forme të shitjes e të trafikut të paligjshëm të organeve, sidomos të veshkave. Filipinet bëjnë pjesë në ato vende, që Organizata Botërore e Shëndetësisë i konsideron si terren për të ashtuquajturin “turizëm të transplantimit”. Të varfërit e vendit e shesin një veshkë për 3.600 dollarë, nga të cilat vetëm një e treta u kalon dhuruesve. Të tjerat i marrin ndërmjetësuesit. Sipas një studimi të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, shumë faqe filipine interneti propozojnë “paketa transplantimi” që shkojnë nga 70 mijë deri në 160 mijë dollarë.







All the contents on this site are copyrighted ©.