2008-01-28 17:53:58

Dhunë në Kenia. Viktimat janë me qindra.


(28.01.2008 RV)Nuk ndalet dhuna në Kenia, ku vazhdojnë ndeshjet e përgjakshme ndërmjet përkrahësve të presidentit Kibaki dhe kreut të opozitës, Odinga pas zgjedhjeve presidenciale të 27 dhjetorit. Bilanci i përkohshëm i kalon tashmë 800 viktimat. Ndër ta, edhe një meshtar, zv.rektor i seminarit Mathias Mulumba të Tindinios, i vrarë të shtunën e kaluar.

Nuk mjaftojnë ndeshjet me talebanët. Në Afganistan gjen vdekjen edhe nga të ftohtët, i cili ka ardhur me temperatura jashtëzakonisht të ulta, që kanë shkaktuar qindra viktima. Shumica e tyre janë pjesë e shtresave më të ligshta të popullsisë, si fëmijë e të moshuar. Qeveria, por edhe organizata jo qeveritare si Ekshon Eid (Action Aid), i kanë bërë thirrje për ndihma bashkësisë ndërkombëtare.







All the contents on this site are copyrighted ©.