Benedikti XVI pjesëmarrësve në takimin ndërakademik mbi identitetin e papërcaktueshëm
të individit”: “Çdo progres shkencor, duhet të jetë edhe progres dashurie”.
(28.01.2008 RV)Identiteti i njeriut
në lidhje me Krijuesin e tij dhe progresi shkencor, ishin temat kryesore mbi të cilat
foli Benedikti XVI sot paradite në Vatikan. Rasti ishte audienca me pjesëmarrësit
në takimin “Mbi identitetin e papërcaktueshëm të individit”, organizuar nga Akademia
pariziane e Shkencave dhe Akademia Papnore e Shkencave. “Toute démarche scientifique
doit aussi être une démarche d’amour…”. Papa theksoi, në mënyrë të veçantë,
se çdo zhvillim shkencor, duhet të jetë edhe progres dashurie, në shërbim të njeriut
e të njerëzimit. E modeli më i shkëlqyer i kësaj dashurie, është vetë Krishtit, i
cili na kujton se, sado të përparojnë shkencat në njohjen e njeriut e të universit,
nuk duhet të tundohen kurrë ta përcaktojnë plotësisht identitetin e njeriut, sepse
ai ka misterin e vet e asnjë shkencë – pohoi Papa – nuk mund të na thotë se kush është
njeriu, nga vjen e ku shkon”.