2008-01-25 17:27:29

Sot, në Grotaferrata, paraqitet libri “Dy vëllezër martirë”, shkruar nga rregulltarja baziliane, motra Elena Lulashi.


(26.01.2008 RV)Duke nisur nga ora 17. 00, pranë Sallës së Konferencave të Abacisë së Shën Nilit, në Grotaferrata, paraqitet libri i rregulltares Elena Lulashi ‘Dy vëllezër martirë’. I kushtohet jetës, veprës e martirizimit të dy vëllezërve: atë Marin e don Aleksandër Sirdani. Botim dygjuhësh, italisht e shqip, i Shoqatës ‘Agimi’ të Otrantos, që ka dhënë e vijon të japë një kontribut të shquar për ta bërë të njohur botërisht historinë e martirizimit të Kishës katolike në Shqipëri, libri do të paraqitet nga Kryetari i Këshillit Papnor të Komunikimeve Shoqërore, imzot Klaudio Maria Çeli; kryetari i Shoqatës ‘Agimi’, Don Gjuzepe Kolavero dhe françeskani shqiptar, atë Aurel Gjerkaj.Për të ditur më shumë për librin e ri, me të cilin rifillon tradita e kontributit të rregulltareve në letërsinë shqipe, deri më sot krejtësisht e mohuar, të ndjekim intervistën e autores, Regjina Lulashit (motër Elenës), në mikrofonin e kryeredaktorit tonë, dom David GjugjësRealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.