2008-01-25 16:05:24

Ish-të përndjekurit politikë të komunizmit protestojnë në Shqipëri


(25.01.2008 RV)Ish-të përndjekurit politikë të komunizmit kanë protestuar sot paradite në Tiranë, pasi shteti shqiptar akoma nuk u ka dhënë të drejtat. Duke kujtuar dy vjetorin e Rezolutës së Asamblesë së Këshillit të Evropës për dënimin ndërkombëtar të krimeve të komunizmit, ata kanë kërkuar adoptimin e saj nga qeveria e Tiranës. Kërkesa të tjera ishin edhe dëmshpërblimi i të burgosrve dhe i të përndjekurve të komunizmit, rikthimi në administratë i atyre që u larguan nga Partia Socialiste, hapja e dosjeve të ish-punonjësve të Sigurimit dhe të hetuesve etj.







All the contents on this site are copyrighted ©.