2008-01-25 17:27:04

Benedikti XVI: dialogu ekumenik ka nevojë për një harmoni të thellë të mendjes e të zemrës.


(25.01.2008 RV)Mirënjohje për njëqind vjet ekumenizmi shpirtëror, që ia ndryshuan rrënjësisht fytyrën, duke e përmirësuar, dialogut ndërmjet konfesioneve të ndryshme të krishtera. E shprehu sot paradite Benedikti XVI, në fjalimin që mbajti gjatë audiencës me grupin e përbashkët të punës, në të cilin bëjnë pjesë anëtarët e Këshillit Papnor për bashkimin e të krishterëve dhe të Këshillit Ekumenik të Kishave.Benedikti XVI theksoi kontributin e veçantë që ka dhënë për ekumenizmin Java e lutjes për bashkimin e të krishterëve, të cilën Papa e mbylli sot pasdite me Mbrëmësoret solemne në Bazilikën e Shën Palit jashtë Mureve.







All the contents on this site are copyrighted ©.