2008-01-24 18:12:55

Takim në Vatikan për kremtimin e 25-vjetorit të Kodit të së Drejtës Kanonike: me ne Dom Gjergj Meta.


(24.01.2008 RV)RealAudioMP3 Filloi sot në Sallën e Sinodit në Vatikan, takimi studimor dyditor me temë “Ligji kanonik në jetën e Kishës. Kërkim e perspektiva, nën dritën e mësimeve papnore të kohëve të fundit”. Takimi organizohet nga Këshilli Papnor për Tekstet Ligjore me rastin e 25-vjetorit të shpalljes së Kodit të së Drejtës Kanonike. Duhet kujtuar se ky Kod është, mbi të gjitha, një tregues i të drejtave dhe i detyrave të rrënjosura në personin e besimtarëve ose në strukturat e Kishës me vendimin e vetë Krishtit. Për këtë na flet sot, në mikrofonin e kryeredaktorit tonë, dom David Gjugjës, prifti i ri shqiptar dom Gjergj Meta, pjesëmarrës në takim, që studion pikërisht këtë disiplinë në Universitetin Papnor Gregorian në Romë:....RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.