2008-01-24 18:04:57

Koshtunica i kërkon Tadiçit të bllokojë Marrëveshjen e Asociim-Stabilizimit


(23.01.2008 RV)Kryeministri serb, Vojisllav Koshtunica përcakton kushtet e mbështetjes së partisë së tij për presidentin europeist, Boris Tadiç në ballotazhin e 3 shkurtit me ultranacionalistin, Tomisllav Nikoliç. Koshtunica kërkon që Tadiç të impenjohet të mos nënshkruajë Marrëveshjen e Asociim-Stabilizimit me Bashkimin Evropian, nëse Brukseli vendos të dërgojë një mision civil dhe policor në Kosovë. Tadiç ka bërë të ditur se nuk do të pranojë asnjë lloj kushti.







All the contents on this site are copyrighted ©.