(23.01.2008 RV)Kryeministri grek, Kostas Karamanlis mbërriti sot pasdite në
Ankara, për vizitën e parë zyrtare të një kryetari qeverie në gati 50 vjet. Edhe vizita
e mëparshme e kryer në vitin 1959 është bërë nga xhaxhai i tij me të njëjtin emër. Pas
ritualit në Muzeun e Ataturkut, Karamanlis u takua me homologun turk Erdogan. Ishte
pikërisht ky i fundit që shkoi i pari në Athinë në vitin 2004. Që të dy aleatë të
NATO-s, Greqia dhe Turqia kanë normalizuar marrëdhëniet vetëm në vitin 1999, por nuk
i kanë kapërcyer kurrë problemet për sovranitetin mbi Detin Egje, duke përfshirë edhe
hapësirën ajrore mbi të. Tjetër dosje e hapur është ajo e Qipros, e ndarë që nga viti
1974, me ndërhyrjen ushtarake turke, në pjesën greke në jug dhe në atë turke në veri.