2008-01-22 18:26:28

Një vështrim i kardinalit Angjelo Banjasko mbi Italinë, në hapje të mbledhjes së Këshillit të përhershëm të Konferencës Episkopale Italiane (KEI).


(22.01.2008 RV)“Një episod i rëndë intolerance, rezultat i sektarizmit liberal”. Kështu e shpjegoi dje pasdite anulimin e vizitës së Papës në Universitetin ‘La Sapienca’ kardinali Angjelo Banjasko, kryetar i KEI-së gjatë fjalës së hapjes, mbajtur në takimin e Këshillit të përhershëm të kësaj Konference. Kardinali theksoi posaçërisht objektivat baritore dhe vlerësimin e disa problematikave aktuale, si moratoriumi mbi abortin, familja, siguria në punë dhe ligjishmëria publike. Kisha – shpjegoi Hirësia e Tij – nuk ka plane hegjemonie, as qëllime luftarake. Dëshiron vetëm të ofrojë në Zotin, një shpresë që mund t’i japë orinetimin e duhur udhës drejt së ardhmes.







All the contents on this site are copyrighted ©.