2008-01-21 19:41:00

Sot përkujtojmë dy vjetorin e vdekjes dr. Ibrahim Rugovës, Presidentit historik e engjëllit mbrojtës të Kosovës.


(21.10.2008 RV) Sot bie dyvjetori i vdekjes së Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova. Në Prishtinë, nën kujdesin e Presidentit të Kosovës Fatmir Sejdiu, janë zhvilluar disa aktivitete përkujtimore. Në orën 12.00 në Teatrin Kombëtar të kryeqytetit u mbajt një mbledhje akademike përkujtimore. Gjithashtu, u bënë homazhe në Memorialin e Presidentit Rugova, si dhe vizita në shtëpinë e familjes Rugova. Ibrahim Rugova (1944-2006), që nga viti 1989 i priu lëvizjes më të madhe në historinë e Kosovës për liri, pavarësi e demokraci. I quajtur “Gandi i Kosovës”, data e vdekjes së tij bie shumë afër me atë të paqedashësit indian, i cili u vra në Nju Delhi më 30 janar 1948.RealAudioMP3 Mbi figurën e jashtëzakonshme të dr. Ibrahim Rugovës dhe vlerat që kultivoi e mishëroi në veprimtarinë e tij kulturore e poltike, flasim me kryeipeshkvin e Tiravit imzot Zef Gashi..RealAudioMP3 …… dhe prof.shën Mirie Rushanin…….RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.