Papa, duke u takuar me nxënësit e Kolegjit Kapranika, ripohon epërsinë e përmasës
shpirtërore në formimin e meshtarëve.
(19.01.2008 RV)Takim tradicional ky i sotmi. Organizohet çdo vit në prag të
festës së Shën Anjezes, Pajtore e Kolegjit, që krenohet me studentët tij, ndërmjet
të cilëve, Xhakomo della Chiesa dhe Eugenio Paçeli, përkatësisht Papët Benedikti XV
dhe Piu XII.Takimi nisi me përshëndetjen e kardinalit Kamilo Ruini, i cili i shprehu
Atit të Shenjtë solidaritetin e gjithë të pranishëmve, pas ngjarjeve që çuan në anullimin
e vizitës së Atit të Shenjtë në Universitein romak ‘La Sapienca’.