2008-01-18 18:55:07

Presidenti i Shqipërisë "qytetar nderi" i Prishtinës


(18.01.2008 RV)Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi shpallet “Qytetar Nderi” i Prishtinës dhe njëkohësisht nderohet me Medaljen e Artë “Hyjnesha në Fron”. Vendimi është marrë nga Kuvendi komunal i kryeqytetit të Kosovës, në prag të vizitës së presidentit Topi në periudhën 25-27 janar.


Bashkimi Evropian nuk i ka rekomanduar Maqedonisë vënien e regjimit të vizave për Shqipërinë. Deklarata është e ambasadorit të Brukselit në Shkup, Ervan Fuere. Sipas tij, qeveria maqedonase ka keqkuptuar direktivat evropiane për përshtatjen e legjislacionit. Çështja mund të zgjidhet me një marrëveshje dypalëshe, sugjeroi Fuere.







All the contents on this site are copyrighted ©.