2008-01-17 18:55:20

Sot u kremtua Dita për thellimin e dialogut ndërmjet katolikëve e hebrenjve.


(17. 01.2008 RV)Kremtimet e Ditës për dialogun ndërmjet katolikëve e hebrenjve u përqendruan tek tema: “Mos e merr emrin e Tënzot nëpër gojë kot”. Perspektiva ekleziologjike dhe ekumenike, që karakterizoi këtë Ditë, u motivua duke u nisur nga pohimi i Koncilit II të Vatikanit, që kujton se “populli i Besëlidhjes së Re është shpirtërisht i lidhur me trungun e Abrahamit”. Por, si forcohet kjo lidhje në kohët tona? Dialogu, i zhvilluar në mënyrë të pandërprerë nën Papninë e Gjon Palit II, këshillohet fuqimisht edhe nga Papa Benedikti XVI.







All the contents on this site are copyrighted ©.