Sot më 17 janar 540 përvjetori i vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut
Sot më 17 janar
bie 540 përvjetori i vdekjes së Heroit Kombëtar Shqiptar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut,
Atletit të Krishtit e të krishterit të flaktë, sikur e quajtën Papët e Romës.
Gjergj Kastrioti ka hyrë në histori si një nga gjeneralët më të mëdhenj të kohës,
si një strateg i shquar i luftimeve mbrojtëse, sepse me një ushtri të vogël mundi
të përballonte dhe të shkatërronte taborret e ushtrisë osmane, më të organizuarat
dhe më modernet e kohës së vet, si një burrë i madh shteti, që udhëhoqi luftën për
pavarësi të kombit vet shqiptar kundër pushtuesit osman, i cili punoi edhe për bashkimin
politiko-shtetëror të popullit shqiptar . E pikërisht me Kuvendin e Lezhës më
Gjergj Kastrioti Skënderbeu vuri themelet e një shteti arbër të organizuar – as para
tij as pas tij princat shqiptarë nuk mundën të gjenin rrugën e bashkimit. Për 25 vjet
me rradhë Skënderbeu mbrojti lirinë e popullit dhe të vendit të vet dhe lufta e tij
pengoi përhapjen osmane drejt Evropës, për çka fitoi mirënjohjen e Shteteve Evorpiane
dhe të Papatit të Romës që kur ka qenë gjallë dhe shumë më tepër pas vdekjes. Në
qiellin shqiptar emri i Skënderbeut ka qenë një yll polar për gjithë brezat pasardhës,
burim frymëzimi për rilindasit, shembull i ndritur për t’u pasur në betejat e ndryshimeve
për t’i kthyer popullit lirinë, dinjitetin, bashkimin e hapur, rrugën e përparimit.
Në figurën e pavdekshme të Gjergj kastriotit Skenderbut, populli shqiptar kurdoherë
ka shembullin dhe simbolin e bashkimit, të vëllazërimit, të lirisë, të atdhedashurisë,
të harmonisë e të demokracisë. Kështu shprehet mes tjerash Presidenti i Konferencës
Ipeshëvnore Katolike të Shqipërisë imzot Rrok Mirdita, kryeipeshkëv i Tiranë-Durrësit.
Ta dëgjojmë intervistën tonë më të…