2008-01-17 18:55:02

Nesër fillon Java e lutjes për bashkimin e të krishterëve.


(17.01.2008 RV)Java e 19-të e lutjes për bashkimin e të krishterëve, që fillon nesër, sivjet përkon me njëqindvjetorin e kësaj nisme, organizuar nga ipeshkvi Paul Vatson, kremtuar për herë të parë në Grejmor të Nju Jorkut më 18 deri më 25 janar të vitit 1908.
Tema e sivjetme është një frazë e marrë nga Letra e Shën Palit drejtuar Selanikasve: ‘Lutuni vazhdimisht’.Javën, që fillon zyrtarisht nesër, e përuroi sot pasdite në Kishën romake të Motrave Brigjidine, kardinali Valter Kasper, kryetar i Këshillit Papnor për nxitjen e bashkimit të të krishterëve, së bashku me një delegacion luteran, kryesuar nga ipeshkvi i Turkut, në Finlandë, imzot Këri Maniken.







All the contents on this site are copyrighted ©.