2008-01-16 16:04:44

Të nesërmen e anulimit të vizitës së Papës në universitetin “La Sapienca” të Romës. Komenti i dom Marjan Palokës.


(16.01.2008 RV)“Pas ngjarjeve të njohura romake të këtyre ditëve në raport me vizitën e Atit të Shenjtë Benediktit të XVI-të në Universitetin “La Sapienca”, Salla e Shtypit e Vatikanit njoftoi për pamundësinë që u krijua për Papën që të shkojë në qetësi në universitetin romak, ku ishte ftuar nga rektori para disa muajsh. Një vendim që u prit me keqardhje të madhe gati njëzëri nga e gjithë bota politike e intelektuale italiane, duke u nisur nga autoritetet më të larta shtetërore.
Duhej të ishte një festë, një moment i kulturës së lartë e një ballafaqim idesh, rast i shkelqyeshëm për të kremtuar miratimin e moratoriumit mbi dënimin për vdekje, por mjerisht pas një manifestimi protestash të një grupi profesorësh e studentesh, u pa e arsyeshme që vizita e Papës të mos realizohet. Mbi këte biseduam me meshtarin shqiptar dom Marjan Palokën, ta dëgjojmë...RealAudioMP3 .







All the contents on this site are copyrighted ©.