2008-01-16 18:12:06

Në Egjipt, etapa e fundit e presidentit Bush në Lindjen e Mesme


(16.01.2008 RV)Përfundoi misioni i presidentit amerikan Bush në Lindjen e Mesme. Etapa e fundit ishte Egjipti, ku Bush u takua me presidentin egjiptian Hosni Mubarak. Në vend janë bërë hapa përpara drejt demokracisë, theksoi presidenti amerikan, por është e nevojshme më tepër liri, sidomos për shtypin dhe disidentët. Kjo etapë u karakterizua nga atentati i djeshëm në Liban dhe nga tensioni në rritje ndërmjet palestinezëve dhe izraelitëve.








All the contents on this site are copyrighted ©.