2008-01-16 18:05:30

Manifestime në Prishtinë e Mitrovicë


(16.01.2008 RV)Ndërkaq në Prishtinë e Mitrovicë u zhvilluan sot dy manifestime, i pari pro pavarësisë së Kosovës dhe i dyti kundër saj. Në Mitrovicë ndodhej pikërisht kandidati për presidencën serbe, ultranacionalisti Tomislav Nikoliç. Çështja e Kosovës është për të argumenti kryesor i betejës për pushtet. Nikoliç është shprehur kundër integrimit në Bashkimin Evropian dhe e ka paraqitur këtë si mundësi për të pasur marrëdhënie më të mira me shtete të tjera si Rusia, India, Bjellorusia, Ukraina dhe vende të tjera të Azisë apo Amerikës Latine.
Po sot, kryeministri serb, Vojisllav Koshtunica është shprehur edhe një herë kundër disllokimit të misionit evropian në Kosovë.








All the contents on this site are copyrighted ©.