2008-01-15 18:12:32

Papa nuk do të vizitojë Universitetin e Romës ‘La Sapienca’.


(15.01.2008 RV)RealAudioMP3 Sot, në orët e vona të pasdites, Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë, përmes një Komunikate, njoftoi anulimin e vizitës Papnore: “Në vijim të ngjarjeve të mirënjohura të këtyre ditëve lidhur me vizitën e Atit të Shenjtë në Universitetin ‘La Sapienca’ ku, sipas ftesës së Rektorit të Madh, Ati i Shenjtë do të shkonte të enjten e ardhshme, më 17 janar, është parë e arsyeshme të pezullohet ngjarja. Megjithatë Ati i Shenjtë do ta dërgojë fjalimin e parashikuar”.







All the contents on this site are copyrighted ©.