2008-01-15 17:25:12

Kryetari i Konferencës Ipeshkvnore gjermane, kardinali Lehman, jep dorëheqjen


(15.01.2008 RV)Me një letër personale, drejtuar dje ipeshkvijve gjermanë, që u bë e njohur sot, kryetari i Konferencës ipeshkvnore gjermane, kardinali Karl Lehman, njofton se heq dorë nga detyra, për arsye shëndetësore. Kardinali Lehman, prej 20 vjetësh në krye të Konferencës ipeshkvnore gjermane, i fton ipeshkvijtë të zgjedhin kryetarin e ri në asamblenë e ardhshme plenare, që do të mblidhet më 11 deri më 15 shkurt në Vyrsburg. Ndërkaq sqaron se do të vijojë t’i shërbejë akoma dioqezës së tij të Maincit e Konferencës ipeshkvnore, duke theksuar se e ka tepër për zemër situatën e ekumenzimit.Zevendës-kryetari i Konferencës ipeshkvnore, imzot Heinrih Musinghof, e falënderoi kardinalin Lehman, duke vënë në dukje njohuritë e tij të thella teologjike, gatishmërinë për të dialoguar, vlerat shpirtërore, urtinë dhe aftësinë e jashtëzakonshme për të integruar e për të bashkuar.







All the contents on this site are copyrighted ©.