2008-01-14 18:26:16

Politika shqiptare bashkohet për NATO-n


(14.01.2008 RV)Komisioni parlamentar i Politikës së Jashtme ka miratuar projektrezolutën e Partise Socialiste në lidhje me anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Për të realizuar këtë ëndërr të popullit shqiptar, dikush nga politika është bindur se duhet lënë mënjanë konflikti dhe duhet kërkuar një konsensus i gjerë, që të përfshijë të gjithë spektrin politik. Një nga aspektet më të rëndësishme të rrugës së integrimit në NATO është pa dyshim reforma në drejtësi dhe ajo zgjedhore. Për to është në pritje jo vetëm Pakti i Atlantikut, por e gjithë Shqipëria. Projektrezoluta do të paraqitet të hënën për miratim në parlament.







All the contents on this site are copyrighted ©.