2008-01-14 18:10:43

Në lutjen e Engjëllit të Tënzot Papa u bëri thirrje të rinjve emigrantë për ndërtimin e një shoqërie më të drejtë.


(14.01.2008 RV)RealAudioMP3 Lutjen e djeshme të Engjëllit të Tënzot, kremtuar pas përfundimit të Meshës Shenjte në Solemnitetin e Pagëzimit të Zotit, Papa ia kushtoi pikërisht dhuratës së Pagëzimit. Ati i Shenjtë iu lut Zojës së Bekuar që të gjithë të krishterët ta jetojnë pa lëkundje e ta dëshmojnë dashurinë e Hyjit.
Më pas, Benedikti XVI kujtoi se dje kremtohej Dita e emigrantit dhe e refugjatit, e cila vuri në qendër të vëmendjes të rinjtë, që largohen për arsye të ndryshme nga familjet dhe nga vendet e tyre. Papa shprehu shqetësim të veçantë për vajzat e për të miturit, që rrezikohen më shumë, duke theksuar me forcë se edhe fëmijët e të rinjtë, që lindin e rriten në kampet e refugjatëve, kanë të drejtë ta ndërtojnë e ta gëzojnë të ardhmen e tyre:
“U shpreh vlerësimin tim të gjithë atyre që impenjohen në favor të të rinjve emigrantë, të familjeve të tyre e të integrimit në punë e në shkollë; i ftoj bashkësitë kishtare t’i pranojnë me simpati të rinjtë e të miturit, së bashku me prindërit, duke u përpjekur t’i kuptojnë historitë e tyre e t’i përkrahin në përpjekjen për t’u përfshirë në shoqërinë ku jetojnë”.
Më pas, duke u folur drejtpërdrejtë të rinjve emigrantë, Papa ia besoi të gjithë Zojës së Bekuar, Nënës së mbarë njerëzimit:
”Impenjohuni të ndërtoni, me bashkëmoshtarët, një shoqëri më të drejtë e më vëllazërore, duke i kryer detyrat tuaja, duke respektuar ligjet e duke mos rënë kurrë pre e dhunës”.
 







All the contents on this site are copyrighted ©.