2008-01-13 17:01:29

‘Diplomacia e shpresa’ në fjalët e Benediktit XVI: reflektim i Atë Federiko Lombardit.


(13.01.2008 RV)Kisha është thellësisht e bindur se njerëzimi përbën një familje të vetme.” Në fillim të fjalimit të tij të madh, drejtuar Trupit Diplomatik më 7 janarin e kaluar, Benedikti XVI rikujton temën e mesazhit për ditën e mëparshme të paqes, duke krjiuar kështu vazhdimësinë e mendimit në analizën e problemeve që shqetësojnë kontinentet e ndryshme. Papa nënvizon se bashkësia ndërkombëtare ka sot para vetes detyrën themelore t’i përgjigjet dëshirës së njerëzimit për paqe, siguri, stabilitet. E jo vetëm kaq; duhet punuar mbi bazën e shëndoshë të asaj që është e përhershme e themelore për njeriun, për madhështinë e dinjitetin e tij. I madh mund të jetë, prandaj, roli i institucioneve ndërkombëtare, siç janë Kombet e Bashkuara, në se vijojnë të impenjohen për zbatimin e Deklaratës universale të të Drejtave të Njeriut. E atëherë, pas votimit mbi ndërprerjen e dënimit me vdekje, do të ishte mirë të diskutohej në shkallë ndërkombëtare edhe për mbrojtjen e jetës e për karakterin e shenjtë të saj, për njohjen e vlerës së familjes e për nevojën e lirisë fetare. Duke siguruar pjesëmarrjen e Kishës në përpjekjen e përbashkët, Papa përfundon me fjalët tejet të frymëzuara, kushtuar atyre që punojnë ndërmjet kombeve e në fushën e marrëdhënieve ndërmjet popujve: “Diplomacia është, në një farë mënyre, art i shpresës. Ajo jeton me shpresë dhe kërkon të dallojë deri shenjat më të zbehta të kësaj shprese. Diplomacia duhet të japë shpresë”. Në Enciklikën e tij, Benedikti XVI na fton të gjithëve të shpresojmë: edhe diplomacia e politika duhet të gjejnë, në këtë perspektivë, domethënien e tyre më të lartë e më fisnike.







All the contents on this site are copyrighted ©.