2008-01-12 18:40:11

Benedikti XVI pret presidentin e Beninit: bisedohet për gjendjen e vështirë shoqëroro-ekonomike në vend.


(12.01.2008 RV)Sot paradite Benedikti XVI priti në audiencë, në Pallatin Apostolik në Vatikan, presidentin e Republikës së Beninit, Thomas Yayi Boni, i cili më pas u takua edhe me sekretarin e Shtetit të Shenjtërisë së Tij, kardinalin Tarçizio Bertone dhe me imzot Dominik Mamberti, sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet.Gjatë bisedimeve të përzemërta – njofton Salla e Shtypit e Vatikanit – u theksua posaçërisht gjendja e vështirë shoqërore dhe ekonomike që po kalon vendi, e rënduar edhe më shumë nga përmbytjet e tetorit të kaluar. U shpreh, gjithashtu, kënaqësia për marrëdhëniet e mira ekzistuese ndërmjet Kishës e Shtetit. Presidenti, ashtu si kishte bërë pak më parë duke u takuar me Këshillin Papnor ‘Cor Unum’, shprehu mirënjohjen e tij për kontributin që japin katolikët në zhvillimin e vendit, sidomos në fushën e arsimit, të edukatës, të shndetësisë e të zhvillimit të gjithanshëm të njeriut.







All the contents on this site are copyrighted ©.