2008-01-10 18:07:56

“Vox Clara Committee” vijon punën për rishikimin e përkthimit të teksteve liturgjike në aglisht.


(10.01.2008 RV)Vijon puna e ‘Vox Clara Commitee’ për rishikimin e përkthimit të teksteve liturgjike në gjuhën angleze. Komiteti në fjalë, i themeluar në vitin 2001 nga Kongregata për Kultin Hyjnor dhe Disiplinën e Sakramenteve, nën kryesinë e kryeipeshkvit i Sidneit, kardinalit Xhorxh Pell, mblidhet për të 15-tën herë që nga 30 nëntori 2007, në selinë e dikasterit, në Romë. Punimet e Komitetit kanë për qëllim të thellojnë përkimin e përkthimit zyrtar anglez të teksteve liturgjike, me frymën e Koncilit II të Vatikanit. Vihet theksi kryesisht në përpjekjen që përkthimi t’i qëndrojë sa më besnik tekstit latin, siç është kërkuar nga Kongregata për Kultin Hyjnor e Dispilinën e Sakramenteve në Udhëzuesin V për zbatimin e saktë të Kushtetutës mbi Liturgjinë Kishtare të Koncilit II të Vatikanit. Botimi përfundimtar i përkthimit të ri të Mesharit Romak në gjuhën angleze duhet të jetë gati nga fundi i vitit 2009.







All the contents on this site are copyrighted ©.