2008-01-10 18:14:07

Nga Kisha në Siri e në Laos, ku shugurohet një meshtar tjetër Oblat i Zojës së Bekuar.


(10.01.2008 RV)Bashkësia e jezuitëve në Deir Mar Musa të Sirisë bën thirrje për ndihmë:
Bashkësia e jezuitëve në Deir Mar Musa, në shkretëtirën siriane, i kërkon bashkësisë së krishterë ndihma financiare. E kjo, për shkak të rifillimit tepër të ngadaltë të turizmit, pakësimit të ndihmave, rritjes të kostos së jetës dhe kërkesave të të varfërve, ndërmjet të cilëve, edhe refugjatët irakianë.
Kujtojmë se kjo bashkësi jezuite, në zemër të shkretëtirës, është pikëmbështetje si për katolikët, ashtu edhe për myslimanët.

Laos: shugurohet një meshtar tjetër Oblat i Zojës së Bekuar.
Është atë Benedikt Benakhone Ithirath, 35 vjeç, Oblat i Marisë. Bir i një familjeje me 11 fëmijë, atë Benedikti i kreu studimet në Australi dhe u shugurua më 29 dhjetor në Pakxan, në famullinë ku ka lindur e ku do të shërbejë.







All the contents on this site are copyrighted ©.