2008-01-07 18:54:32

Me një Meshë kryesuar nga kardinali Rodé, u hap sot në Romë Kongregacioni i 35-të i Shoqërisë së Jezusit. Atë Lancili. S.J. në mikrofonin e dom David Gjugjës.


(07.01.2008 RV)Tubimi i madh, i 35-ti pas themelimit të Urdhërit të Jezuitëve nga Shën Injac Lojola më 1540, filloi sot me një Meshë në Kishën romake të Jezusit, në praninë e 200 etërve jezuitë dhe të shumë besimtarëve. Kremtimin e kryesoi kardinali Franc Rodé, prefekt i Kongregatës për Institutet e Jetës Rregulltare dhe Shoqëritë e Jetës Apostolike, që mbajti edhe homelinë, gjatë së cilës e falënderoi në emër të të gjithëve, Eprorin e përgjithshëm, Atë Peter-Hans Kolvenbahun, që largohet nga detyra pas 25 vjetësh në udhëheqje të Urdhërit. Në përfundim, u nderuan reliket e Shën Injacit të Lojolës, që ruhen nën elterin më të djathtë të Kishës e u ndez llamba, që do të ndriçojë gjatë gjithë kohës së zhvillimit të punimeve të Kongregacionit. Llamba të tjera u ndezën në kishat e jezuitëve në mbarë botën, si dëshmi e pjesëmarrjes në lutje për suksesin e Kongregacionit, që u hap sot pasdite me dy objektiva: zgjedhjen e eprorit të përgjithshëm dhe reflektimin mbi temat themelore për jetën e Shoqërisë së Jezuitëve. Kongregacioni ndiqet shpirtërisht edhe në Shqipëri, prej nga na flet Atë Lelo Lancili, në mikrofonin e kryeredaktorit tonë, Dom David Gjugjës:RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.