2008-01-05 10:51:58

Liturgjia e Fjalës e Festës së Dëftimit të Zotit: Askush të mos ketë frikë nga Krishti


(05.01.2008 RV)RealAudioMP3 Ja përsëri në takimin tonë javor të së shtunës me Fjalën e Zotit të së dielës, kësaj herët do të dëgjojmë e meditojmë së bashku leximet biblike të liturgjisë së Fjalës Hyjnore të festës së Dëftimit të Zotit tonë Jezu Krishti.
Festa e Dëftimit të Zotit. Të reflektojmë sëbashku
Të dashur dëgjues, sonte është nata e festës së Dëftimit të Zotit, Ujit të Bekuar. Me festën e Dëftimit të Zotit, Kisha përkujton ardhjen e tre Dijetarëve nga Linjda në Shpellën e Betlehemit të cilët në momentin e adhurimit të Foshnjës Hyjnore nga ana e tyre.
Melkiori, Balatasari e Gaspri u nisën në kërkim të diçkaje për t’u siguruar se intuita e tyre shkencore qe e drejtë. Sipas tyre, ngjarja qiellore që vunë re, ylli kometë që ndoqën ishte shenjë lajmesh të mira. Nuk e dinin Dijetarët se kurioziteti i tyre do t’i çonte para Birit të Zotit, para Foshnjes Hyjnore. Në Jeruzalem njerëzit u shqetësuan: kush janë këta të tre e ku shkojnë? Herodi u terrorizua: pra profecitë e vjetra që ai vetë i konsideronte përralla po u realizokan! Mesia do t’i marrë vendin, Zotin e paska konkurrent? Meshtarët e Tempullit e skribët e dinë vendin ku do të lindë Mesia, por kontrollojnë më kot Shkrimet: nuk do të dalin nga pallatet e tyre për ta verifikuar profecinë.
Të mbetur vetëm, Mbretërit Dijetarë, paganë e pa Zot, ndjekin kometën e mbërrijnë para shën Marisë e Birit të saj. Kërkonin përgjigje për teoritë e tyre dhe gjejnë Zotin. Festa e Dëftimit të Zotit është për të gjithë ne që kërkojmë Zotin në jetën e përditshme, duke bërë punë e zanate të tjera, në dukje jo aq të rëndësishme. Festa e Dëftimit të Zotit është festa juaj, është festa jonë. Është festa e të gjithë atyre që nëpërmjet artit, shkencës, filozofisë e jetës së përditshme i bëjnë pyetje vetes e përpiqen të kapërcejnë kufizimet e teorive e të medimet të ndryshime. Mbretërit Dijetarë njohin në Foshnjen e sapolindur e të brishtë Zotin e panjohur për ta, dhe i ofrojnë kem Mbretit, i ofrojnë ar –shenja e kundërshtive që zbulon zemrat e secilit, dhe i ofrojnë mirrnë që përdorej për të vdekurit, si shenjë e kryqit që ishte në jetën e Jezu Krishtit.


Festa e Dëftimit të Zotit tregon se mbeten në hije pallatet e pushtetit në Jeruzalem, ku lajmi mbi lindjen e Mesisë çohet paradoksalisht nga vetë Mbretërit Dijetarë, dhe sjell jo gëzim, por frikë dhe reagime të urrejtshme. Plan i mistershëm hyjnor: “drita erdhi në botë, por njerëzit preferuan errësirën ndaj dritës, sepse veprat e tyre janë të këqia”.


“Mbretërit Dijetarë janë paria e popujve, të thirrur edhe ata që të bëjnë pjesë në Kishë, janë populli i ri i Zotit, bazuar tashmë vetëm te besimi i përbashkët në Jezusin, Bir i Zotit.”
Në festën e Dëftimit të Zotit edhe njëherë ripohohet rëndësia e të “Dëftuarit të Zotit” Mbretërve Dijetarë, shenjë e kthimit të popujve paganë në besimin e vërtetë në një Zot të vetëm:
“Të Dëftuarit e Krishtit është prandaj në të njëjtën kohë edhe të dëftuarit e Kishës, pra të shfaqurit e thirrjes apo vokacionit dhe të misionit të saj të përbotshëm. Në këtë kontekst me gëzimin i drejtoj përshëdetjen time të përzemërt të dashurve vëllezër të Kishave lindore, të cilët duke ndjekur kalendarin Julian, kremtojnë nesër Krishtlindjen e Shenjtë.”


Në këtë festë kundrojmë Fjalën e Zotit të Mishëruar prej shpellës së Betlehemit në botë; prej Izraelit tek të gjithë popujt. Eshtë udha e fesë së krishtërë, është rrezatimi i dritës, Jezusi drita e vërtetë që ndriçon çdo njeri; është misteri i fshehur në shekuj e përfundimisht i dëftuar, çka do të thotë që të gjithë popujt "janë të thirrur në Jezu Krishtin, për të marrë pjesë në të njëjtën trashëgimi" që Biri i Hyjit e ka merituar me gjakun e tij.
Eshtë mbi këtë besim të përbotshëm (universal) që duhet të ritmohet edhe jeta jonë, nëse duam ta përjetojmë gëzimin që lind nga feja në Jezusin.
Krishti për ne bëhët Fjalë e Bukë në mënyrë që edhe ne duke u bërë fjalë e bukë për vëllezërit tanë, mund të ja dëftojmë Jezusin të gjithë njerëzve.
Kisha me këtë festë kremton dëftimin e Zotit që u bë i dukshëm dhe i prekshëm "në plotësimin e kohërave".
Dëftimi apo shfaqja ndodhi mes dritash e errësirës.
Errësira dhe kohërat.
Izaia, shtatë shekuj para Krishtit, nguli vështrimin (sytë) prej shqiponje drej të ardhmes, dhe pa tokën e zhytur në errësirë: "ja, errësira e mbulon tokën, mjegulla e ngulm i pshtjellë kombet" (Iz 60,2)…
Bebzat e syve të tij fokalizohen mbi vitet e lindjes së Mesisë, që Pali apostull e quan "plotësi" e kohërave: "Vëllezër, kur erdhi plotësimi i kohës, Hyji e dërgoi Birin e vet, të lindur prej gruaje…" (Gal 4,4).
Nga pikëpamja njerëzore, perandoria romane ishte në shkëlqimin më të madhë të saj: kurrë më të ardhmen nuk do të lëshonte (jap) dritë po të gjallë kulturore, pushtet politik e ushtarak, bashkim e marrëveshje mes popujsh.
Nga pikëpamja fetare, njeriu kishe marrë vendin e Zotit: Virgjili, Oraci, Ovidi e quanin Cezar Augustin Zot. Mirëpo Hyji nuk e shikon pushtetin politik, por mjerimin moral e fetar të njerëzve. Zoti është dritë, e kush rri largë prej drite, pushtohet e zhytet në errësirë.
Sfida e Zotit
Derisa njeriu mundohet të bëhët Zot, Zoti bëhët njeri dhe i fton njerëzit ta adhurojnë. Mirëpo pyesim nëse njeriu, që nuk e adhuron Zotin, a mund ta adhurojë një Njeri-Zot? E megjithëkëtë Virgjili, Oraci e Ovidi paten adhuruar vetëm një njeri, Gjeniun e Augustit! Sfida që bëri Zoti qëndron në nxjerrjen në pah të absurditetit të njeriut që e adhuron shumë më lehtë një njeri – edhe nëse është Cezar – në vend të një Njeriu që është Zot i vërtetë.
Ylli e dielli
Simbolizmi biblik arrijnë kulmin kur një yll i udhëheq Dijetarët drejt atij që është i quajtur "Diell i lindur prej së larti".
Ylli simbolizon dritën e zbehët të feve false (rreme), që kanë ruajtur vetëm një rreze të dëftimit primitiv (të kahershëm) të Zotit i cili, në fillim, zbriste për të folur me njerëzit në kopshtin e Edenit.
Udhëtimi i Dijetarve drejt Jezusit – do të thotë udhëtim që çdo fe tjetër duhet ta bëj drejt fesë kristiane, e vetmja fe e vërtetë, sepse në të shkelqen në plotësi dielli i Zotit të dëftuar në Njeriun-Jezus.
Tè "vetët" e të tjerët
Kur Gjoni thotë se Fjala, duke u mishruar, "erdhi ndër të vetët", i referohet të gjithë njerëzve të krijuar "përmes tij", pasi që, "pa të, asgjë nuk është krijuar prej asaj që është bërë".
Po ne e dijmë se, ndër të gjithë popujt, Hyji pati zgjedhur Izraelin porsi "pronësi" të veten. Kur Fjala u mishërua, "të vetët" ishin Hebrenjtë, të cilët nuk e njohën, nuk e pranuan, derisa nuk e dëbuan përjashta qytetit të shenjtë dhe e gozhduan mbi kryq.
Megjithëse, Krishti do t'ia kushtojë tërë jetën e vet tokësore kthimit të popullit të zgjedhur – delet e humbura të shtëpisë së Izraelit – i urdhëroi pastaj apostujve të zgjëroheshin e të ungjillëzonin "të tjerët", paganët. Një risi e pamendueshme e gati e papranueshme nga populli që deri asokohe konsiderohej i "parazgjedhur". Pali e quan "mister të fshehur para breznive të mëparshme" faktin që "paganët (gjentilët) janë të thirrur në Jezu Krishtin të marrin pjesë në të njëjtën trashigimi, se janë të ftuar ta formojnë të njëjtin trup, e të jenë pjesëmarrës premtimeve përmes ungjillit (Ef 3,5s).
E dijmë se sa iu desht të quante Pjetrit para e pas i dha pagëzimin familjes së centurionit Kornelit!
Shën Pali thotë se misteri i tillë – i hapur ndaj paganëve – "është dëftuar në kohën e tashme apostujve të shenjtë e profetëve".
Mirëpo nuk mund të mendohet se Zoti ka ndryshuar planet e veta. Ardhja e dijetarëve nga linda deri te linde e Foshnjes, dëshmon se kthimi i paganëve në krishtërim ishte gjithmonë në planet e Zotit.
Madje, leximi i parë i kësaj së diele, na paralajmëron se qysh Izaia pati parashikuar popuj e mbretër të ecnin në dritën e Zotit, arradhe kamelesh, deve me gunga nga Madianit, nga Efa e Saba vinin duke "bartur ari e kem", shenja të njohjes së mbretërisë e hyjnisë së Krishtit, "duke i dhënë lavde Zotit".
Tre simbolet shqetësuese .
Këtë diele, pra, Kisha kremton "dëftimin" e Zotit të gjithë njerëzve vullnet mirë, që ai i do. Jezusi nuk është pronë private e disave të privilegjuarve, por është dhuratë e bërë për të gjithë.
Me qenëse Zoti ka ardhur në mesin e njerëzve, duhet që, sikur Dijetarët, njerëzit të shkojnë tek Ai: "Ejani tek unë, ju të gjithë që jeni të lodhur e të shtypur, e une do të ripërtërij".
Por qysh në lashtësi mund të konstatohet se si njerëzit janë munduar ta "ndajnë" e "kenë" për vete Krishtin duke bartur secili një pjesë në shtëpi të vet.
Tri simbolet e arit, kemit e mirrës, të vendosura nga tre Diejtarët tek këmbët e Foshnjes, do të thonë se ajo Foshnje e vetme është së bashku Njeri, Zot, Mbret. Janë simbole të pa ndashme. Tani ti dëgjojmë leximet biblike e pastaj komentin nga prifti shqiptar nga dioqeza e Sapës dom Mark Shtjefni....RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.