2008-01-04 18:47:49

Veriu i Shqipërisë i bllokuar nga dëbora


(04.01.2008 RV)Veriu i Shqipërisë mbetet i bllokuar nga dëbora. Rreshjet kanë 5 ditë që kanë pushuar, por temperaturat e ulta deri në minus 13 gradë, nuk lejojnë hapjen e rrugëve. Në komunën e Iballës kanë hedhur ushqime me helikopter, por mbetet problem shpërndarja e tyre nëpër fshatra. Arteriet kryesore që nga Shqipëria shkojnë në Kosovë, duke përshkuar veriun, janë gati të pakalueshme.
Të ftohtit i shtohet edhe rreziku i meningjitit. Dy motra nga një fshat i Pogradecit kanë përfunduar në karantinë në spitalin e Korçës. Rreziqet e sëmundjes janë të mëdha, pasi ajo lë pasoja në tru, por kapja në kohë dhe kurimi me antibiotikë e mundin atë që po bëhet problem edhe në vende më të zhvilluara si Italia, ku Ministria e Shëndetësisë ka urdhëruar vaksinimin e popullsisë në disa zona të prekura.







All the contents on this site are copyrighted ©.