2008-01-04 18:58:27

Shqipëria do të privatizojë energjinë


(04.01.2008 RV)Viti 2008 do të jetë vit i privatizimeve për Shqipërinë. Deklarata është e kryeministrit Sali Berisha, i cili është krenar se privatizimi po hyn edhe aty ku shtetet e tjera ngurrojnë për arësye strategjike, si në sektorin energjitik. Berisha theksoi sot në mbledhjen e qeverisë se do të privatizohet Korporata Energjitike Shqiptare, Kompania e naftës ARMO dhe Instituti i Sigurimeve. Gjithashtu, mbledhja e sotme anulloi vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Bushatit, duke preferuar atë të Ashtës.







All the contents on this site are copyrighted ©.