2008-01-03 18:01:02

Serbia paralajmëron Bashkimin Evropian: “o me ne, o me Kosovën”


(03.01.2008 RV)Çështja e Kosovës do të diskutohet më 28 janar në Bashkimin Evropian, i cili duhet të vendosë edhe mënyrën e disllokimit të misionit të vet në vend, por që tani Serbia sqaron qëndrimin e vet. Në një notë, kryeministri serb Koshtunica deklaron se evropianët duhet të zgjedhin: të nënshkruajnë marrëveshjen e Asociim-Stabilizimit me Serbinë, ose të dërgojnë një mision në Kosovë. Nëse zgjidhet kjo e fundit, Serbia nuk ka ndërmend të bëhet partnere e Bashkimit Evropian, i cili do të hapte rrugën për pavarësinë e Kosovës, shkruan Koshtunica në mediat serbe.


I izoluar nga bora veriu i Shqipërisë. Gjatë 48 orëve të fundit një furtunë bore ka goditur pjesën veriore. Në Kukës, bora ka arritur në 40 cm dhe temperatura në minus 11 gradë Celcius. Autoritetet e Mbrojtjes Civile kanë ndërhyrë duke hapur rrugët kryesore që çojnë në veri, por fshatrat e thella malore kanë mbetur të bllokuara. Kryetarët e bashkive të këtyre komunave paralajmërojnë për rrezikun e mungesës së ushqimeve dhe të paraqitjes së urgjencave shëndetësore.








All the contents on this site are copyrighted ©.