2008-01-03 18:08:21

Filluan primaret për zgjedhjet presidenciale në SHBA


(03.01.2008 RV)Lëvizja shiite libaneze Hezbollah, e përkrahur nga Siria dhe Irani, kërcënoi sot një “mobilizim paqësor”, nëse brenda dhjetë ditësh nuk do të gjendet marrëveshja ndërmjet shumicës qeverisëse dhe opozitës prosiriane. Zëdhënësi i lëvizjes deklaroi se pavarësisht nga pezullimi i kontakteve ndërmjet Francës dhe Sirisë për çështjen, ndërmjetësimi për zgjidhjen e krizës presidenciale duhet të vazhdojë. Hezbollahët, aktualisht në opozitë, duan të kenë mundësinë e vetos në një qeveri të bashkimit kombëtar, para se të pranojnë si president, komandantin e ushtrisë, gjeneralin Mishel Sulejman.

Filluan në Joua primaret e zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Janë votimet e para e, pavarësisht se nuk kanë rëndësi për numrin e pakët të votuesve, janë shumë të rëndësishme për të treguar se cili prej kandidatëve është më popullor. Sipas sondazheve të fundit, preferohen gati njëlloj demokratët Barak Obama dhe Hilari Klinton, ndërsa për republikanët konservatori Majk Hakëbi është më përpara në krahasim me Mit Rumnin.


Ministria e jashtme ruse e ka ftuar Londrën të pezullojë aktivitetin e Këshillit Britanik në Rusi. Marrëveshja dypalëshe për qendrat kulturore është lënë mënjanë për shkak të “hapave shkatërrimtare të Londrës në marrëdhëniet ruso-britanike” – thuhet në notën shpjeguese të Moskës. Vazhdon kështu odiseja, e nisur me mungesën e ekstradimit të Andre Lugovoi, i cili konsiderohet nga Britania e Madhe si i dyshuari kryesor në helmimin e ish-spiunit të KGB-së, Aleksandër Litvinienko.







All the contents on this site are copyrighted ©.