2008-01-01 13:57:27

Gëzuar Vitin e Ri 2008 - nga Programi i gjuhës shqipe i Radio Vatikanit!


(1 Janar 2008 RV) Të ecim sëbashku me Jezusin e kështu ky vit do të jetë i lumtur e i mirë. T’i lutemi Zotit të na ndihmojë për të bërë në këtë kohë, atë që na dhuron, atë që dëshiron Ai vetë!
Koha e jetës sonë është e çmuar për t'i dhënë kuptim asaj të të tjerëve, për të medituar se kush jemi e ç'duhet të bëjmë, për të njohur e për të kërkuar, për të dashur e për të kuptuar se çdo ditë e Vitit të Ri, që sapo filloi, është një mrekulli! Ta gëzojmë pra ditë për ditë këtë mrekulli që filloi sot! E, së bashku me Papën, t’i lutemi Hyjit të na japë bekimin hyjnor e t’i kërkojmë, me ndërmjetësi të Marisë, Nënës së Zotit, dhuratën e paqes: për familjet tona, për qytetet tona, për Atdheun tonë, për botën mbarë”.
Për shumë vjet të gjithëve!







All the contents on this site are copyrighted ©.