Me 28 dhjetor kalendari kishtar kremtoi Shenjtorët e pafaj.
(28.12.2007 RV)Mbretërit Dijetarë
erdhën nga Lindja për të adhuruar Foshnjën Hyjnore të lindur në grazhdin e Betlehemit.
Të lajmëruar në ëndërr për të mos kaluar nga Herodi – lexojmë në Ungjillin e Shën
Mateut – ata u kthyen në vendet e tyre nëpër një rrugë tjetër. Duke e parë këtë, Herodi
u tërbua dhe urdhëroi që në Betlehem e në rrethinat e tij të mbyteshin të gjithë meshkujt
dy vjeç e teposhtë. Kështu në Jezusin u vërtetuan profecitë e, sidomos, profecia e
Jeremisë, që shkruan: “Një zë dëgjohet në Ramë, vajtim e gjëmë e hidhur: Rakela vajton
të bijtë, nuk do të ngushllohet, sepse ata s’janë më. Foshnjet e mbytyra nga Herodi,
me shpresë se ndërmjet tyre do të ishte edhe Mesia, konsiderohen si frytet e para
të të shëlbuarve nga Jezusi. Ja pse Kisha i nderon si martirë.