(25.12.2007 RV)‘Për shumë vjet Krishtlindjen! të gjithë juve dëgjues të nderuar
të Radio Vatikanit. Ekipi i programit shqip të Radio Vatikanit bashkon zërin me
zërin e Benediktit XVI dhe me korin vigan të urimeve në gjuhën shqipe, që tashmë jehon
në mbarë botën, ku jetojnë e punojnë shqiptarët: Krishti erdhi përsëri ndërmjet
nesh. Është po ai Jezus që lindi në Betlehem të Galilesë më se dymijë vjet më parë,
po ai që lind në zemrat tona sa herë ecim në rrugën e tij, po ai që vjen në trojet
tona, sa herë mbrojmë jetën, drejtësinë, paqen, përparimin. Hyji bëhet Biri i
njeriut, që ne të bëhemi bij të Hyjit! Urojmë prandaj, që Krishti i vogël e i
amshuar të trokasë në zemrat e në vatrat e të gjithë besimtarëve shqiptarë të cilët,
shpirtërisht të pranishëm tek Shpella e Betlehemit të Galilesë, bashkojnë sot zërat
me korin e Engjëjve në himnin e përjetshëm:“Lumni Zotit në qiell të larta e paqe në
tokë njerëzve vullnetmirë! Urime.Gëzuar! Për shumë vjet Solemnitetin e Lindjes
së Krishtit 2007!