2007-12-24 17:33:04

Betlehem: 60 mijë shtegtarë për festimet e Krishtlindjes.


(24.12.2007 RV)Edhe sivjet Krishtlindja në Tokën Shenjte po jetohet me veprimtari të shumta fetare, ndonëse paqja vonon të vijë, e penguar nga dhuna e nga padrejtësitë. Megjithatë njerëzit nuk e kanë humbur shpresën për ditë më të mira. Shenjë konkrete e kësaj shprese, që mbështetet në praninë e Foshnjës Hyjnore, është numri i madh i shtegtarëve që do ta adhurojnë Foshnjën Hyjnore pikërisht atje ku lindi, predikoi, u kryqëzua e u ngjall më se dymijë vjet më parë, në Viset e Shenjta. Sonte në Betlehem, pas Meshës pontifikale të Krishtlindjes, në praninë e presidentit të Autoritetit Palestinez, Abu Mazen dhe të anëtarëve të Trupit Diplomatik, Patriku Latin i Jeruzalemit, Fortlumturia e Tij Mishel Sabah, do të hyjë solemnisht në qyetet. Kështu përgatiten ta kalojnë Krishtlindjen shtegtarët e ardhur nga të katër anët e botës dhe banorët e Qytetit Shenjt, në një bashkim simbolik, që ngjall shpresa të reja për të ardhmen.








All the contents on this site are copyrighted ©.