2007-12-24 17:33:14

Benedikti XVI e kujton kështu kardinalin Aloisio Loshaider: e shkriu bujarisht gjithë jetën në shërbim të Kishës.


(24.12.2007 RV)Në një telegram ngushëllimi, drejtuar kryeipeshkvit të Porto Alegre, imzot Dadeus Grings, Papa Benedikti XVI shpreh ngushëllimet për vdekjen e kardinalit brazilian Aloisio Loshaider, që ndërroi jetë dje, në moshën 83 vjeçare.
Papa kujton veprimtarinë e zellshme të kardinalit të ndjerë françeskan, sa në Brazil, aq edhe në Episkopatin latinoamerikan e në kongregata të ndryshme të Selisë së Shenjtë, në të cilat bënte pjesë. Benedikti XVI i siguron familjarët dhe Kishën braziliane se lutet për shpirtin e kardinalit Loshaider.Një notë e Konferencës ipeshkvnore njofton se Mesha e dritës për ish-kryetarin e Episkopatit brazilian, do të kremtohet më 26 dhjetor, në orën 18. 00, në katedralen e Porto Alegre; më 27 kardinali i ndjerë do të varroset në kuvendin Daltro Filho, 130 kilometra larg Porto Alegre.







All the contents on this site are copyrighted ©.