2007-12-22 17:29:59

Shpresa e madhe e Krishtlindjes: koment i Atë Lombardit.


(23.12.2007 RV)Në kohën e Krishtlindjes, të gjithë dëshirojmë e shpresojmë të kemi të reja pozitive. Lindja e Krishtit është e reja e madhe, e re përfundimtare, por nuk e zhduk rëndësinë e të rejave të tjera që ndodhin në këtë botë, madje ndihmon për të hyrë më thellë në kuptimin e tyre e për t’i bërë më pak kalimtare.
Me këtë frymë, duam të kujtojmë dy të reja të ditëve të fundit, të reja nga bota, jo nga jeta e Kishës në kuptimin e ngushtë të fjalës, por në të cilat Kisha merr pjesë fuqimisht.
E para është miratimi nga Asambleja e Kombeve të Bashkuara e mocionit mbi pezullimin e dënimitt me vdekje. Ky rezultat nuk do të thotë se dënimi me vdekje zhduket nga faqja e dheut, e as se miratimi është universal, por megjithatë, duhet parë si një hap i rëndësishëm drejt formimit të vetëdijes së përbashkët për respektimin e jetës, të vetëdijes se drejtësia njerëzore ka një kufi e të shikimit të dënimit si masë më shumë rehabilituese sesa ndëshkuese. Kisha katolike, që i kundërvihet me guxim abortit dhe eutanazisë, impenjohet pandërprerë për t’i dhënë fund edhe dënimit me vdekje në botë.


E dyta është qartësia me të cilën Presidenti francez Sarkozì e pranoi rëndësinë e rrënjëve të krishtera të vendit të vet dhe mbrojti një vizion të ri e pozitiv të laicitetit të Shtetit, në të cilin kontributi i besimtarëve dhe i Kishës, dëshirohet dhe shikohet si ndihmesë themelore për frymën e përbashkët ndërtimtare, edhe e sidomos, për të ushqyer atë shpresë, pa të cilën bota bëhet shkretëtirë.


Shpresa njerëzore që – siç na mëson Papa Benedikti në enciklikën e tij të fundit – besimtari i shikon dhe i jeton në dritën e Shpresës së Madhe. Për mbarë botën, për të gjithë!







All the contents on this site are copyrighted ©.