2007-12-21 18:48:28

Urdhëri Skënderbej për dom Nikollë Kaçorrin


(21.12.2007 RV)Nesër, kryetarja e parlamentit të Shqipërisë, Jozefina Topalli i dorëzon presidentit të Konferencës Ipeshkvnore, imzot Rrok Mirditës një medalje që është e dikujt tjetër. Në pamundësi për të qenë i pranishëm, Urdhëri i Skënderbeut i akorduar nga presidenca e Republikës për dom Nikollë Kaçorrin, një nga protagonistët e nënshkruesit e pavarësisë së Shqipërisë, tërhiqet nga imzot Mirdita. Ceremonia do të zhvillohet nesër e për hollësitë do t’ju njoftojmë në programet e ardhshme.


Këshilli i Imuniteteve në parlamentin e Shqipërisë votoi sot njëzëri heqjen e imunitetit për Ministrin aktual të Transporteve, Lulzim Basha. Kryetarja e Këshillit e njëkohësisht e parlamentit, Jozefina Topalli kërkoi që imunitetit i deputetëve të hiqet sa herë ta kërkojë drejtësia. Gjithsesi vota përfundimtare i takon Kuvendit. Përfundoi kështu odiseja e nisur që me shkarkimin e kryeprokurorit Theodhori Sollaku e me zgjedhjen e presidentit të Republikës. Dikush pretendon se edhe ky vendim është pjesë e pazareve të politikës.







All the contents on this site are copyrighted ©.