2007-12-21 18:50:21

Atentat në Pakistan. Mëse 50 të vdekur


(21.12.2007 RV)I rëndë bilanci i një atentati vetëvrasës në një xhami në Pakistan. Mëse 50 viktima e rreth 100 të plagosur. I pacënuar ministri i brendshëm, objektivi i mundshëm i sulmit. Bashkësia ndërkombëtare ka dënuar ashpër atentatin, pjesë e klimës së krijuar sidomos në rajonin e Suatit, ku ushtria pakistaneze po lufton prej kohësh kundër terroristëve e militantëve talebanë.


Nesër, parlamenti libanez mblidhet për të dhjetën herë që të zgjedhë presidentin e Republikës. Për këtë situatë amullie folën dje edhe Papa Benedikti XVI me presidentin francez Sarkozì. Sot paradite, Patriku katolik maronit, Nasrallah Sfir komentoi: “Kemi shkatërruar sistemin demokratik libanez dhe lirinë që na garantonte”. Të paktën deri tani, nuk ekziston një marrëveshje e vërtetë, megjithëse hipoteza e kompromisit pranohet nga të dyja palët (pozita e opozita) e ka të bëjë me zgjedhjen si president të kreut të Forcave të Armatosura, Mishel Sulejman.







All the contents on this site are copyrighted ©.