2007-12-20 18:18:08

Një punishte e re druri në Vaun e Dejës. Me ne, imzot Lucian Avgustini.


(20.12.2007 RV)Një muaj më parë dioqeza e Sapës ishte në festë: një festë jo e zakonshme: përuroi, në Vaun e Dejës, punishten e drurit. Është një vepër e re, realizuar në bashkëpunim me famullinë romake të Shën Polikarpit, që tregon se Kisha shqetësohet edhe për kushtet e jetesës së besimtarëve të vet e sidomos, të rinjve. Festë e solidariteteit ndërmjet Kishave, por edhe shprehje e përpjekjeve të Kishës për formimin e gjithanshëm të njeriut, sidomos të të rinjve.
Pikërisht të rinjtë ka në qendër të vëmendjes ipeshkvi i ri i Sapës, imzot Lucian Avgustini, i cili përpiqet t’u krijojë kushte pune pranë vatrave të tyre, duke i bindur se nuk duhet të ikin në Evropë, por duhet ta sjellin Evropën në vendin ku jetojnë:RealAudioMP3

Prelati i Sapës shprehet plot optimizëm për punishten e re të drurit, sepse kjo vepër nuk është as e para e as e vetmja. Në dioqezën e Sapës është ngritur edhe kantina e re për verën e famshme të Kallmetit e mendohet edhe për realizime të tjera…RealAudioMP3
 Imzot Lucian Avgustini e di se nuk mjafton t’u bësh të rinjve thirrje të thata të mos largohen nga vendi: Kisha dëshiron t’i ndihmojë konkretisht të jetojnë si duhet në vend, përmes formimit të tyre të gjithanshëm…RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.