Nesër Papa do të takohet me Kurien Romake për urimet tradicionale të Krishtlindjes.
(20.12.2007 RV)Nesër paradite, pasi të ketë ndjekur në Kapelën e Nënës së Shëlbuesit
në Vatikan, Predikimin e Tretë të Kohës së Ardhjes të Atë Raniero Kantalamesës, predikatar
i Shtëpisë Papnore, Benedikti XVI do të presë në audiencë, në Sallën Klementine, kardinajtë,
Familjen papnore, Kurien dhe Prelaturën romake për paraqitjen e urimeve të Krishtlindjes.