2007-12-19 19:19:40

Selia e Shenjtë e kënaqur për rezolutën mbi pezullimin e dënimit me vdekje


(19.12.2007 RV)Selia e Shenjtë ka shprehur kënaqësinë e saj për miratimin e rezolutës mbi pezullimin e dënimit me vdekje në OKB. Votimi historik u bë dje në Pallatin e Qelqit në Nju Jork nga asmableja e përgjithshme. Gjithsesi, rezoluta nuk është e detyrueshme. Vendet që duan ta ruajnë dënimin me vdekje janë të pakta. Ndër to, Kina, Irani, Pakistani, Iraku, Sudani dhe SHBA-të. Nga ana e saj, Selia e Shenjtë uron që tani bashkësia ndërkombëtare të impenjohet në mbrojtjen e jetës, duke filluar që nga zënia e deri në përfundimin e saj të natyrshëm.







All the contents on this site are copyrighted ©.