2007-12-19 17:05:37

Papa bekon Shpellën meksikane të Betlehemit në ekspozitën e Sallës së Palit VI.


(19.12.2007 RV)Papa bekoi sot Shpellën meksikane të Betlehemit dhe Bredhin e Krishtilindjes, vendosur pranë Sallës së Palit VI në ekspozitën e artit, që u përurua paradite në Vatikan. Benedikti XVI u takua edhe me delegacionin meksikan, ardhur me këtë rast, kryesuar nga bashkëshortja e presidentit, Felipe Kalderon. Ekspozita, e pasur me vepra arti në dru, qeramikë të pikturuar me dorë e fotografi, organizohet në kuadrin e 15-vjetorit të lidhjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Selisë së Shenjtë e Meksikës dhe mund të vizitohet çdo të mërkurë deri më 2 shkurt 2008. Kompozimi skenografik i Shpellës së Betlehemit në Sheshin e Shën Pjetrit, që do të përurohet më 24 dhjetor, do të pasurohet me disa shtatore të barokut meksikan.







All the contents on this site are copyrighted ©.