2007-12-18 17:54:43

Mijëra serbë protestojnë kundër pavarësisë së Kosovës


(18.12.2007 RV)Serbët mobilizohen kundër pavarësisë së Kosovës. Në Mitrovicë është zhvilluar sot një protestë, ku serbët kanë kërkuar që të mos i jepet Kosovës pavarësia, që të mos shkojë misioni evropian në vend, pasi është i paligjshëm dhe që Kosova të mbetet nën sovranitetin e Serbisë. Manifestimi është zhvilluar nën mbikqyrjen e KFOR-it, në prag të mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Përveç liderëve serbë, morën pjesë edhe krerët e Kishës ortodokse vendase.
Kundër pavarësisë është shprehur edhe Bullgaria, nëpërmjet ministrit të saj të jashtëm, që është takuar sot në Beograd me homologun e tij serb, Vuk Jeremiç. Sipas Ivailo Kalfin, në rajon duhet të vazhdojë dialogu politik. Shpallja e njëanshme e pavarësisë do të ishte një zhvillim negativ i çështjes.








All the contents on this site are copyrighted ©.