2007-12-18 17:54:54

Dita Botërore e Emigrantëve. 200 milion në vitin 2007


(18.12.2007 RV)Sot bashkësia ndërkombëtare kremton Ditën e Emigrantëve. OKB-ja vlerëson se në vitin 2007 kanë emigruar nga vendet e tyre rreth 200 milion vetë në të gjithë botën. Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Mun shpreh shqetësimin e Pallatit të Qelqit për ksenofobinë e lidhur me botën e emigracionit, për mungesën e ligjeve specifike që mbrojnë të drejtat e refugjatëve dhe për dëshirën e paktë për të ratifikuar Konventën për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve emigrantë dhe të anëtarëve të familjeve të tyre.







All the contents on this site are copyrighted ©.