2007-12-18 17:58:01

90 vjet spastrime politike mohohen nga Moska


(18.12.2007 RV)Rusia sapo kaloi 90-vjetorin e revolucionit bolshevik pa asnjë përkujtim zyrtar, por nuk harroi të kremtojë në Moskë, me një ekspozitë në muzeun e Luftës II Botërore, 90-vjetorin e lindjes së Çekës, e cila me kohë u bë policia politike më efikase e planetit, pararendëse e më të njohurës KGB. Dokumenta e objekte të paekspozuara më parë, injorojnë krejtësisht spastrimet staliniane e shumë aspekte të tjera të errta. Çeka është themeluar nga Lenini dhe famëkeqi Xherxhinski, më 20 dhjetor 1917. Shumë gazeta të opozitës në Rusi kanë ironizuar me hapjen e ekspozitës e kanë kujtuar se ç’rol negativ kanë luajtur Çeka dhe KGB-ja për popullin rus.
Pjesa kryesore e ekspozitës përbëhet pa dyshim, nga dokumente top secret, që tregojnë edhe detajet më të vogla të gjetjes së trupave pa jetë të Hitlerit dhe Eva Braunit në bunkerin e Berlinit, nga ana e ushtarëve sovjetikë. Tregohet gjithashtu edhe varrosja e parë e tyre e më







All the contents on this site are copyrighted ©.